Bizneset e vogla çlirohen nga tatimfitimi – Shtyhen këstet për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit

Në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19, qeveria ka vendosur që bizneset e vogla të mos paguajnë tatimfitim për vitin 2020. Në aktin normativ të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen. Ndërsa për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 milionë lekë, fashë ku përfshihen bizneset e mëdha,  këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, nuk do të parapaguhen.

Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021. Ky përjashtim nuk zbatohet për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe frutaperimeve. Po ashtu, në aktin normative përcaktohet se  këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020, për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen.

Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021.  Në vendim është pasqyruar edhe ndryshimi për deklaratën e të ardhurave, ku afati ishte 30 Prilli, ku thuhet se dorëzimi i deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2019 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 31 korrik 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?