Bizneset heqin strukturat metalike nga hapësirat publike, Beci fton qytetarët të denoncojnë zëniet e paligjshme

Në Shkodër ka nisur një tjetër fazë e lirimit të hapësirave publike, ku bizneset në rrugën “Marin Biçikemi” dhe Bulevardin “Zogu i I-rë” kanë hequr vullnetarisht strukturat metalike që zinin trotuaret apo pjesë të tjera publike. Ky zhvillim vjen pas njoftimit të Policisë Bashkiake dhe në kuadër të fushatës për rikthimin e hapësirave te qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka përshëndetur reagimin pozitiv të bizneseve dhe ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë aktive e këtij procesi.

“Hapësirat publike po i kthehen qytetarëve. Ju ftoj të denonconi çdo zënie të paligjshme të tyre edhe këtu, në këtë hapësirë komunikimi”, shkruan Beci në një status në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?