Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci poston fotot: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

Edhe në Shkodër, si në çdo bashki të vendit, po vijon lirimi i hapësirave publike. Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci teksa ka shpërndarë foto të punës që po bëhet, bën të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren.

“Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë vendimin ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve”, theksoi Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?