Biznesi gjerman: Situata e biznesit në Shqipëri e përkeqësuar

51% e bizneseve gjermane mendojnë se situata në Shqipëri në 2019 është përkeqësuar. Kjo e dhënë vjen si rezultat i anketës së përvitshme të Dhomave Gjermane të Tregtisë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) prezantoi  sot në praninë e Ambasadores Gjermane në Shqipëri, Znj. Susanne Schütz, Zv. Amb. Johannes Dietrich dhe Zv. Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Belinda Ikonomi, rezultatet e anketimit të vitit 2019 për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri gjatë prezantimit theksoi se gjatë kësaj ankete janë përgjigjur 54% të anëtarëve të DIHA-s, nga 15vende në Europën Qendrore dhe Lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Situata e përgjithshme ekonomike shihet me përkeqësim, me 41% të të anketuarve që flasin me nota negative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa sa i përket pritshmëritë për këtë vit, 43% e tyre e shohin se do të përkeqësohet ndërsa 45% e tyre se do të mbetet e pandryshuar”- theksoi znj. Schutz.

Në pyetjen se sa të kënaqur janë bizneset me faktorët, u janë përgjigjur :

Pozitivisht: kostoja e punës, produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve, arsimimi akademik, disponueshmëria e fuqiaë punëtore të kuaifikuar.

Negativisht: siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Një tjetër pyetje e anketimit të DIHA lidhet me opinionin e bizneseve se sa mendojnë se emigracioni ka prekur forcën e punës së kualifikuar në Shqipëri, për të cilën 51% u janë përgjigjur me shumë, 38% me mesatarisht, 11% pak dhe 0% me aspak. Bizneset mendojnë se ndër faktorët që ndikojnë në emigracionin e shqiptarëve, janë: 72% situata e keqe ekonomike, arsimi, shëndetësia etj; 30% lehtësimi i procedurave nga vendet pritëse.

Një tjetër pyetje e lidhur me anketimin është se si mendojnë bizneset lidhur me situatën pas 5 viteve me forcën e kualifikuar, për të cilën 45% e bizneseve thanë se do të stabilizohet, 45% thanë do të përkeqësohen dhe 11% se do të kthehen sërish.

Ndryshe nga ky vit, bizneset e vlerësuan pozitivisht klimën e biznesit një vit më parë, ku dy te tretat e te anketuarve i janë përgjigjur me “mirë” ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri./Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?