”Biznesi i zhytur në detyrime”, Ina Zhupa: Shteti nuk ja u hoqi, paketa ekonomike nuk u garanton mbijetesën

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e ka cilësuar paketën ekonomike në ndihmë të bizneseve si një tallje pasi shteti nuk u hoqi detyrimet.

Sipas Zhupës bizneset sot nuk kanë mundësi për të paguar se kanë 0 të ardhura dhe madje shumë prej tyre as janë në paketën ekonomike.

Po ashtu zëdhënësja e PD akuzon qeverinë se ruan vetëm një grush oligarkësh dhe jo biznesi teksa kujton se deri tani vetëm taksa e hapësirës publike është hequr nga Bashkia e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NGA INA ZHUPA

Swiss Digital Mobile Reklama

Tallja me bizneset është e dukshme! Paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës.

Bizneset janë të detyruar t`i paguajne gjithcka shtetit, i cili nuk ju hoqi asnjë detyrim. Bizneset duhet t`i paguajnë edhe bashkive detyrimet, konkretisht në Tiranë është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike dhe ndërkohë gjithë të tjerat janë të detyrueshme për tu paguar.

Një biznes i vogël në Tiranë, që në rastin më të mirë, të dy punonjësit arrijnë të paguhen nga qeveria përseri është i zhytur në detyrime edhe pamundësi për të paguar. Ndërkohë që duhet të kujtojmë që një pjesë e mirë e biznesve as këtë nuk e përfitojnë!

Për të dy të punësuar qeveria do t`i jap sipas premtimit 52.000 mije. Ndërsa biznesi ka ende për të paguar 111.500 lekë detyrime. Te ardhurat që ka marr biznesi janë 0 lek.

A quhet ndihme kjo? A nuk është tallje? Po shkatërrohet ekonomia edhe qeveria po ruan vetem interesat e nje grushti oligarkesh. Biznesi ka nevoje per mbeshtetje reale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?