Biznesmenët shqiptarë të ndërtimit në trafikun e drogës. 14 të arrestuar

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ZwRcB-_YM34&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Drejtoria e Përgjithshme e Policia njoftoi sot arrestimin e 14 personave dhe dy të shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Mes tyre rezulton se 3 janë biznesmenë të njohur në fushën e ndërtimit në Tiranë. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacioni ndërkombëtar antidrogë “Ballkan”,  Në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim. Pjesë e operacionit ka qenë dhe agjencia e antidrogës amerikane DEA.

Personat e arrestuar dje dhe sot janë; Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri, Anesti Koromani, Nuredin Nazëraj, Lulzim Qorri, Denis Sinameta, Blerim Ukimeraj. Ndërkohë 7 perosna të tjerë janë arrestuar disa ditë më parë dhe dy janë shpallur në kërkim.

Prokuroria e krimeve të Rënda njoftoi se për biznesmenët do ndiqet dhe procedura e sekuestrimit të pasurive që janë venë në mënyrë kriminale.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës për arrestimet:

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n amerikane dhe SELEC kanë finalizuar një ndër operacionet më të gjera kundër narkotrafikut, të koduar “Ballkan”.

Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Hetimet nisën në vitin 2015. Përgjatë 15 muajve, operacioni u krye në partneritet me organet lizgjzbatuese të vendeve të rajonit dhe në bashkepunim me DEA dhe SELEC.

Në datat 6 dhe 7 korrik, me angazhimin e strukturave kundër narkotikeve në policitë vendore Tiranë, Durrës, Fier dhe Kukës, janë ekzekutuar urdhërat e Prokurorisë për Krime të Rënda, të nxjerra në bazë të vendimeve të Gjykatës pranë Shkallës së Parë për Krime të Rënda për 7 shtetas:

  1. Jurgen Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ai është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Njihet edhe me emrin Miri Molla.
  2. Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, investitor në fushën e ndërtimeve;
  3. Anesti Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, investitor në fushën e ndërtimeve. Aktualisht i arrestuar;
  4. Nuredin Nazëraj, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë;
  5. Lulzim Qorri, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës;
  6. Denis Sinameta, i njohur si Roland LLeshi, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
  7.  Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.

Ndërkohë më herët janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 anëtarë të grupit kriminal.

Në lidhje me operacionin “Ballkan” janë kryer hetime të përbashkëta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali. Hetimet janë kryer në bashkërendim të plotë të veprimeve dhe shkëmbim në kohë reale dhe në konspiracion të plotë të informacioneve me organet ligjzbatuese të vendeve të perfshira në këtë hetim.

Hetimet u drejtuan mbi një grup të strukturuar kriminal me shtrirje në disa vende të rajonit, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Marijuanë.

Gjatë hetimit rezultoi se furnizues me lëndë narkotike Heroinë nga Turqia përmes ndërmjetësuesve turq dhe kosovarë, bënin dërgesa me lëndë narkotike nga Turqia për në Kosovë, Shqipëri dhe më pas Greqi apo vende të tjera të BE-së.

Po kështu, segmente të këtij grupi bënin dhe dërgesa me Marijuanë nga Shqipëria për në Maqedoni, Greqi apo Turqi.

Pjesëtaret e këtij rrjeti dyshohet se kanë komunikuar dhe janë takuar si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, Greqi duke u dakordësuar për ngarkesat e lëndës narkotike dhe rrugët e tyre.

Nga hetimet e deritanishme është vërtetuar roli i personave të përfshirë dhe të arrestuar deri tani, si në Shqipëri dhe në vendet e tjera.

Deri në këtë fazë të operacionit:

  • Në Shqipëri janë arrestuar 14 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë;
  • Në Greqi janë arrestuar 10 shtetas dhe 10 janë shpallur në kërkim;
  • Në Maqedoni janë arrestuar 5 shtetas dhe 7 janë në kërkim;
  • Në Bullgari është arrestuar 1 shtetas;
  • Në Kosovë 4 persona janë shpallur në kërkim.

Në total janë sekuestruar:

  • 26.6 kg lëndë narkotike Heroinë, nga të cilat 16 kg në Shqipëri
  • 1.8 kg lënë narkotike e llojit Kokainë në Greqi
  • 183.6 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva
  • 33.615 euro në Greqi, 4700 euro dhe 1.5 milion lekë në Shqipëri
  • 4 armë të ndryshme në Greqi
  • 7 automjete me vlerë mbi 200 mijë euro në Shqipëri
  • 68 aparate celularë, si dhe një sasi e konsideruehsme kartash telefonike, karta bankare etj.

Në kuadër të këtij operacioni janë bërë gjatë harkut kohor të 15 muajve goditje të rëndësishme si:

  • Në datë 29 qershor 2015, në Morinë u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Prendi, pasi në kamionin me targa AA 090 IF u bllokuan me cilësinë e provës materiale 15.2 kg Heroinë
  • Në datë 18 shtator 2015 pas informacionit të dhënë nga pala shqiptare janë arrestuar në Selanik 2 shtetas turq me 5 kg heroinë.
  • Në datë 15 dhjetor 2015 nga autoritete greke janë arrestuar 8 shtetas shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.
  • Në datë 30 nëntor 2015 në qytetin e Pogradecit është arrestuar shtetasi Viktor Behaj me një sasi prej 5.1 kg Cannabis Sativa
  • Në datë 21 mars 2016, në autostradën Fushë Krujë – Vorë nga kontrolli i ushtruar në mjetin AA 221 IS, u gjet sasia prej 560 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë dhe u arrestuan shtetasit Anesti Koromanin dhe Romeo Beqa.

 

SHKARKO APP