Biznesmenit të kromit i digjet makina para shtëpisë

 

Makina e një biznesmeni në Bulqizë është shkrumbuar tërësisht nga flakët. Automjeti i tij tip Nisan teksa mori flakë është vënë re nga kalimtarët që njoftuan policinë. më pas u identifikua që makina i përkiste biznesmenit të kromit, Martin Biba.   

Policia shkoi në vendngjarje dhe tha se Makina ishte i parkuar para banesës së Bibes, i cili është edhe pronar i një galerie kromi në Bulqizë. Policia po heton për ndonjë konflikt të mundshëm për shkak të biznesit të tij.

Gjatë  ekzaminimeve, pranë gomës së parme të mjetit nga policia është gjetur një shishe plastike që dyshohet të ketë qenë e mbushur me lëndë shpërthyese. Policia dyshon se ashtu edhe herë të tjera të tilla akte kryhen nga konkurrenca mbi shfrytëzimin e lëndës minerare.

SHKARKO APP