BKH rregulloi gabimin, ambasadorja Kim: Kështu duket reforma e vërtetë
Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur pranimin e gabimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, lidhur me një kandidat për hetues, duke e skualifikuar atë.
Kim shkruan se ky është një sinjal që BKH-ja po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi.
”Ne e përshëndesim njoftimin e BKH-së se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë që BKH-ja po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e veta. Kështu duket reforma e vërtetë”,-shkruan Kim.