Blatter, 300 mijë euro për një votë

Nuk janë të destinuara të shuhen polemikat që përfshijnë presidentin aktual të FIFA-s Josep Blatter. Një personazh I cili prej 17 vjetësh qëndron në krye të institucionit drejtues të futbollit në botë, por që asnjëherë nuk ka patur konsensusin e të gjithëve. Kështu që pas akuzave për korrupssion gjatë përzgjedhjes së vendit organziator për kampionatin botëror të vitit 2022, i cili i shkoi Katarit, sot të tjera akuza të rënda vijnë në drejtim të kreut të qeverisë së futbollit.

E përditshmja braziliane “ Estaedao” lëshon bombën duke shkuar se Sepp Blatter i ka premtuar çdo federatë 300.000 mijë euro për një votë. Presidenti i ri i FIFA-s do të zgjidhet më 29 Maj, ku ndër të tjera kandidatë janë princi i Jordanisë Ali Bin Hussein, Holandezi Michael Van Praag por edhe ish-ylli i futbollit Luis Figo, megjithatë sipas kësaj gazete zvicerani nuk kërkon ta lejojë në mëshirë të fatit kandidaturën e tij, duke investuar në mënyrë të jashtëligjshme për të përfituar votat e nevojshme. Federatat prezente në organizmin drejtues të futbollit janë 209 dhe nëse të gjitha do të pranonin shumën që të paktën sipas “ Estaedao” propozon Blatter, atëherë do të shpenzoheshin jo pak , por plot 55 milion euro vetëm për ti dhuruar 78 vjeçarit mandatin e 6-të në krye të FIFA-s. Ky investim mund të kamuflohet si para që i shkojnë federatave për shpenzimet gjatë eliminatoreve të botërorit të vitit 2018, por në fakt është një korrupsion i pastër i cili kryhet me qëllim të qartë përftimi.

Kujtojmë se gjithnjë ka pasur spekulime në momentin kur Blatter është votuar ose rivotuar, madje edhe në herën e parë në vitin 1998 nuk munguan polemikat në lidhje me zgjedhjen e zviceranit si pasues të Joao Avelange në drejtimin e qeverisë botërore të futbollit.

SHKARKO APP