FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bledi Çuçi: 21 Janari, damkë e zezë në historinë e Shqipërisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kujton sot viktimat e pafajshme të tragjedisë së “21 Janarit”.

Në një postim në “facebook”, ministri Çuçi thekson se “21 Janari” i 2011-ës ishte një ngjarje e rëndë, e paimagjinueshme në botën demokratike, dhe një damkë e zezë në historinë e Shqipërisë.

21 Janari dje dhe sot, një ngjarje e rëndë, e paimagjinueshme në botën demokratike, një damkë e zezë në historinë e Shqipërisë, që kurrsesi nuk do të arkivohet pa dhënë verdiktin e saj final drejtësia e re që tashmë i ka dhënë shenjat domethënëse të veprimit të saj. Të paharruar katër protestuesit paqësorë të asaj dite”, shkruan ministri Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?