Bledi Çuçi: Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano.

Ajo që u përfol këto ditë u bë zyrtare.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se “qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk realizoi objektivat”, tha ministri Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Tonin Vocaj.

Po kështu se është vendosur nëndrejtori i ri i SHISH, Olian Kanushi.

“Nuk kemi ndryshuar kreun e SHISH, kemi emëruar nëndrejtorin Olian Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të konfliktit të lindur midis institucionit të Presidentit dhe SHISH. Pa diskutim ka shkallë përgjegjësie. Deri tani Këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar se ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do të jetë efikas për të pasur një reagim më të fortë ndaj luftës kundër krimit”, tha Çuçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?