Bledian Koka: PS dhe qeveria po gënjejnë hapur. Meta nuk shahu dhe nuk dhunoi njeri
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku është përplasur me gazetarin Bledian Koka teksa diskutonin në lidhje me përplasjen e bujshme që ndodhi paraditen e sotme mes Presidentit Ilir Meta dhe efektivëve të Policisë Bashkiake.
Teksa të dy ishin të ftuar në emisionin “Spotlight”, Mazniku tha se në ato pamje, i vetmi që ka sharë, ofenduar dhe ka prekur njerëzit me dorë, është Presidenti Ilir Meta. Këtu ndërhyri gazetari Bledian Koka, i cili tha se kjo është e gjitha një gënjeshtër, pasi Meta nuk ka ofenduar askënd.
Pjesë nga biseda
Arbian Mazniku: Unë nuk shoh një njeri aty nga stafi i bashkisë, apo nga Policia Bashkiake, të cilët janë të gjithë duke zbatuar detyrën në një hapësirë e cila është e Bashkisë Tiranë, jo e FRD-së. Hapësira e FRD-së gjendet në katë të tretë. Vendi ku bëhet sherri dhe njerëzit që kap me duar, Presidenti i Republikës, personalisht me duar, ky i rrezikuari, është në zyrat e bashkisë. Ata njerëz janë në punë.
Alban Dudushi: Nuk janë njerëz që kanë vajtur për të ekzekutuar urdhrin bashkiak?
Bledian Koka: Presidenti e shikon që ka një konflikt mes dy personash dhe shkon e tërheq atë tjetrin që të mos dhunohet ai personi i bashkisë…
Arbian Mazniku: Ju lutem, se e kemi parë videon të gjithë me sy… ai shkon…dhe shan e prek njerëzit më dorë aty…e dëgjuam të gjithë
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Bledian Koka: Kush shau more, ku e dëgjove ti
Arbian Mazniku: E kanë parë të gjithë, shikoje dhe njëherë, i vetmi që kap njerëz me duar aty dhe shan, ai është
Bledian Koka: Mos gënje sy për sy të paktën!
Arbian Mazniku: Unë gënjej? Kush gënjen more?
Bledian Koka: Po ti gënjen, por s’më gënjen dot mua sy për sy.
Lexoni edhe…
- Reagojnë drejtuesit e Opozitës pas përplasjes së policisë me FRD dhe Presidentin
- Dhuna e policisë ndaj opozitës, Agron Duka: Provokim i rëndë, ndërkombëtarët të reagojnë
- Policia dhunon opozitën. Presidentin Meta shkon në zyrat e FRD: Zbatoni ligjin. Mos u bëni si policia e Mubarakut
- Fatmir Mediu: Ky s’është shtet, por një grup banditësh
- Pse kërkon bashkia të nxjerrë jashtë godinës FRD-në 2 javë pas firmosjes së koalicionit me opozitën e bashkuar
- “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
- Dhuna e policisë ndaj opozitës, Ndoka: Roli i Presidentit Meta në këto momente është jetik
- Vasili: Asnjë horr qeveritar dhe pis bashkiak nuk dhunon dot opozitën
- “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
- Martin Henze: Ambasadorë përse nuk flisni? Policia kërcënoi Presidentin e Republikës