Blendi Fevziu flak Sali Berishën

 

Njihen marrëdhëniet e vështira dy vitet e fundit mes Sali Berishës dhe Blendi Fevziu madje javën e fundit ishte ish-kryeministri që e quajti një emision “Opinion” të tij si “opinioni i krimit”.

Por  miqësia e drejtuesit të “Opinion”, të cilin Fevziu e ka patentë të tij e jo të televizonit ku punon, ka qenë shumë e ngushtë me Berishën kur ai ishte kryeministër. Në vitin e fundit 2013 marrëdhëniet shkuan deri në ngrirje, aqsa ish-kryeministri e shmangte Blendin kur i dilte përpara në ndonjë festë apo takim.  Fevziu ka dhënë një intervistë për një të përditshme ku shpjegon edhe njëherë arsyen e prishjes së miqësisë me ish kryeministrin Berisha: “Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha. Në këto 25 vite gazetari, kam krijuar marrëdhënie me pothuajse të gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”, ka thënë Fevziu.

Mësohet se Berisha ka thënë se as që  dua të takoj njërëz që më presin në besë, por nuk dihet se për cilin e ka patur fjalën tamam. Pritet që ish-kryeministri të flasë në profilin e tij në facebook. Në të vertetë Berishën po e lenë dhe nuk po ia varin më edhe disa gazetarë apo pronarë mediash që kanë përfituar prej tij.

SHKARKO APP