Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blendi Fevziu: Gjysmëmitiku i një brezi të jashtëzakonshëm

35 vite KOHA JONË E hënë, 26 Tetor 2020 19:27
Blendi Fevziu: Gjysmëmitiku i një brezi të jashtëzakonshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Blendi Fevziu-
Në të gjitha komentet, shkrimet, intervistat që lidhen me krijimtarinë e tij, gjëja e parë që shënohet është ajo ditë, kur i ati i dhuroi Ibrahimit 3-vjeçar një fletore dhe i mësoi të shkruante emrin arabisht. Pas emrit nisi të vizatonte qentë e rrugëve dhe kur e ndjeu veten të rritur, detin. Deti nuk do të ndahej më pas nga pikturat e tij. 5-vjeçari vizatoi portretin e parë. Pikërisht një portret u bë fati dhe fama e tij e ardhshme. Unë i kisha bërë një portret të tillë Prefektit të Durrësit dhe gjatë një vizite ai ra në sy të njërit prej inspektorëve të oborrit. Prefekti iu lut të ndërhynte për të më dërguar në shkollë, tregon Kodra. Inspektori më paraqiti te Nëna Mbretëreshë dhe që në atë moment e deri më 1938 kur u largova nga Shqipëria unë jetova atje. Kjo është një gjë që e dinë dhe e nënvizojnë pothuaj të gjithë biografët dhe kritikët e Kodrës. Ai vetë nuk pushon së foluri për jetën e Pallatit, për Nënën Mbretëreshë, për Princin Sherafidin, me të cilin shkonte në shkollë (duke përfituar nga mosnjohja e historisë së Shqipërisë prej tyre, Kodra e quan Princin, djalë i mbretit). Më 1938 u largua për në Milano. I regjistruar në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera nisi të frekuentojë rrethet e artistëve të rinj ku bëhet pjesëmarrës i njohur. E sfilitur nga lufta, vrasjet, e kërcënuar nga uria dhe mjerimi, Evropa e pasluftës qe përgatitur tashmë për një tjetër lulëzim të artit. Brezi i afirmuar me bujë midis dy luftërave botërore nuk mund të bëhej më bartës i një filozofie të re. Duke i takuar këtij brezi me një fat të paracaktuar Kodra është në kërkim të vazhdueshëm. Më 1945 bëhet një nga themeluesit e grupit “Oltre Guernika”, për ta braktisur e për t’u bashkuar dy vjet më vonë me një tjetër grup bashkëmoshatarësh “linea”. Kërkimi i vazhdueshëm e hedh nëpër drejtime e rrugë të ndryshme derisa një ditë përfundon aty ku nuk e mendonte askush – tek kubizmi. Në një artikull të shkruar në “L’Unita”, Pol Elyari e quan: primitivi i një qytetërimi të ri. Kur një poet nuk e ka përkufizuar një piktor më mirë se ky, – thotë një nga studiuesit e piktorit. Që prej pothuaj gjysmëshekulli vazhdon të jetojë në Milano. Ekspozitat e hapura në të gjithë botën kanë njohur pothuaj përherë një sukses të zhurmshëm. Kodra banon në katin e 7 të një pallati në Piaza La Gosta dhe netëve nga tarraca plot lule e studios së tij shfaqet pamja e mrekullueshme e bulevardit të gjatë Zara. Së bashku me Visar Zhitin dhe Remzi Lanin e vizituam një mbrëmje janari. Ai na priti pranë një tavoline pune, gjysmën e të cilës e zinte një magnetofon i madh me bokse të çmontuara. Muret qenë mbushur me tablo, riprodhime e pllakata e midis tyre, plot foto të piktorit. Të bën përshtypje që në përzgjedhjen e fotografive janë ruajtur plot vajza të bukura, përfaqësuese të gjeneracioneve e modave të ndryshme. Kodrës i pëlqejnë vajzat. Flet me kënaqësi për to, dhe nuk harron të përmendë një ndodhi të largët të luftës, ku pas orës së Koprifuokos një patrullë e kapi tek shkonte në takim. Ja shpjegova të gjithën dhe më liruan, – thotë duke qeshur. – Edhe fashizmi i hapi rrugë dashurisë. I ka kaluar prej kohësh të 70-tat, por vazhdon të ruajë një trup të fortë. Në bisedë i pëlqen të thotë se në Shqipëri ka qenë kampion i hedhjes së diskut dhe 6-garëshit, paçka se kjo s’ka ndodhur asnjëherë. Vizitorëve u fal fotokopje të gazetave ku janë botuar intervistat e tij. I pëlqen të flasë për veten, por pak ose aspak për Shqipërinë. Pas largimit ka qenë për vizitë vetëm një herë në vitet 80, vizitë që sipas tij ka qenë mjaft e bukur. Nuk di pothuaj asgjë nga ato që kanë ndodhur këtu. Një vit më parë ju përgjigj një gazetari që e pyeste për turbullirat në Shqipëri: – Asgjë nuk ka ndodhur, më tha vetë Ambasadori shqiptar. E gjitha është propaganda jugosllave. Ne jetojmë shumë mirë, tek ne nuk mungon asgjë, kemi shumë kënaqësi në jetën tonë. Në bisedë është tërheqës, me një hutim naiv që e bën më të besueshëm përcaktimin e Carlo Bo-së: “Ai vazhdon të besojë pa u turbulluar tek njerëzit, lidhjet, e mbi të gjitha tek arti”.
E pyeta për disa punime të tij dhuruar Galerisë së Prishtinës. Nuk ja dhurova,- më tha. Nuk arrita t’i tërhiqja në kohë dhe mbetën sipas marrëveshjes atje. Flet një shqipe të keqe. Sidoqoftë kjo nuk e pengon të jetë mjaft tërheqës. Sjellja e tij prej snobi e bën aq tërheqës në sytë e miqve. Buzati, thotë, më tregoi një ditë disa vizatime të tij. Ishte si i ndrojtur. Urime mjeshtër, i thashë. Ke filluar të vizatosh ashtu sic shkruan.
Kodra vazhdon të jetë po ai personazh i qeshur, pak folklorik, me golfin e përhershëm dhe xhaketën e njohur, që ka bërë pjesë në rrethet më të njohura artistike të qytetit. Ato ishin njëherazi edhe rrethet letraro-artistike më të famshme të Italisë. Mik dhe ilustrues i veprës së Elyarit, Kuazimodos, Montales, Vittorio Serenit, i vizatuar me dashuri nga Moravia në “Tregimet romane”, i përkëdhelur me romancierë të njohur si Xhuzepe Grieka, Carlo Bo, Renato Oliveri, ai vazhdon të jetojë në apartamentin e tij në Milano. I ngujuar midis tablove plot dritë, i fundmi postkubist i një brezi të jashtëzakonshëm, gjysmëmitik, ai vazhdon t’i firmosë ende punimet me atë firmë që Pikaso i mrekulluar e quante: ajo nuk është firmë, ajo është tablo më vete./BLENDI FEVZIU/

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

(Botuar me 14 Gusht 1994 në KOHA JONE)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 19 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 20 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 21 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 23 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.