FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blendi Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u angazhuan në mbrojtjen e Parku Arkeologjik Bylis, pas rrezikut të shkaktuar nga një vatër zjarri në zonë.

Në një reagim të tij, Gonxhja vlerësoi reagimin e menjëhershëm dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, i cili sipas tij bëri të mundur shmangien e dëmtimit të një prej pasurive më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit.

“Falë reagimit të menjëhershëm, profesionalizmit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional, u bë e mundur të shmangej një rrezik serioz për një nga pasuritë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Puna për shuarjen finale të zjarrit po vijon,” u shpreh ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai vlerësoi kontributin e forcave në terren.

“Mirënjohje për efektivët e shërbimeve zjarrfikëse të Mallakastrës, Roskovecit dhe Albpetrolit, për punonjësit e Parkut Arkeologjik Bylis, për Prefekturën Fier, Bashkinë Mallakastër, Ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen ajrore, si dhe për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile që kontribuan në mbrojtjen e parkut,” theksoi Gonxhja.

Ministri nënvizoi se trashëgimia kulturore është një pasuri kombëtare dhe mbrojtja e saj mbetet përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe qytetare.

“Çdo akt i papërgjegjshëm që rrezikon monumentet, natyrën dhe sigurinë e komunitetit duhet të marrë përgjigjen që parashikon ligji,” shtoi ai.

Gonxhja u shpreh se ndërhyrja e koordinuar shmangu një dëm të mundshëm të konsiderueshëm për parkun arkeologjik, duke vlerësuar angazhimin e të gjitha forcave.

“Bylisi u mbrojt falë përkushtimit dhe sakrificës së shumë njerëzve. Respekt,” deklaroi ministri.

Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj u përfshi pasditen e së dielës nga flakët në fshatin Hekal të Mallakastrës, duke vënë në rrezik Parkun Arkeologjik të Bylisit. Favorizuar nga era zjarri ka depërtuar edhe në territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, ku janë djegur shkurre.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfiikëse të Ballshit, një mjet zjarrfikës nga Fieri dhe një nga Bashkia e Patosit. Në operacion janë angazhuar edhe banorët e fshatrave Klos dhe Hekal, të cilët kanë ndihmuar në përpjekjet për izolimin e flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit të vështirë kodrinor, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Një helikopter ka mbërritur në zonë dhe ka operuar për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Pas disa orësh pune, zjarri u shua, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave, pasi era e fortë mund të favorizojë përhapjen e flakëve, veçanërisht gjatë orëve të natës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?