Blendi Klosi dhe Arbjan Mazniku me censusin brenda PS
Blendi Klosi dhe Arbjan Mazniku kanë nisur me censusin brenda Partisë Socialiste.
“Me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosi dhe Koordinatorët e 61 bashkive të vendit.
Censusi i Partisë, ecuria e strukturimit në çdo bashki dhe gadishmëria e strukturave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2025 ku do të marrim një tjetër fitore bindëse në të gjithë vendin, ishin temë qendrore e diskutimit”, shkruan Mazniku në një postim në rrjetet sociale.