Blendi Klosi në Paris

Në kuadër të Samitit të Parisit, u mbajt në kryeqytetin francez forumi për Rininë, me pjesëmarrjen e ministrave të Ballkanit Perëndimor, ministrit francez të Rinisë dhe drejtuesve të lartë të BE-së . Forumi për shkëmbimin rinor do të  finalozohet më nënshkrimin e marrëveshjes mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale Rinore me seli në Tiranë.

Gjatë fjalës në këtë Forum, Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Klosi vuri theksin tek ajo që vendet e Ballkanit duhet tu ofrojnë sot të rinjve, për të rritur kanalet e komunikimit mes tyre. “ Duke rritur komunikimin me të rinjtë, deklaroi ministri Klosi – ne ulim paragjykimet, steriotipet dhe diferencimet ”.

Duke vënë theksin në nevojën e rinisë në Ballkan, për të njohur dhe komunikuar më shumë mes  tyre, ministri Klosi deklaroi se ky bashkëpunim I shërben në themel, një bashkëjetese më të mirë në rajonin me një të kaluar jo fort të mirë në këtë drejtim. “ Duke njohur më shumë njëri – tjetrin,  largohemi më shumë paragjykime të së shkuarës për njëri tjetrin” – deklaroi ministri Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet ti dëshmojmë Europës se në dimë të bashkëpunojmë dhe bashkëjetojmë në paqe dhe prosperitet” – deklaroi ministri Klosi. “Bashkëpunimi mes të rinjve është rruga më e sigurtë dhe më e mirë për të garantuar një të ardhme të sigurtë të bashkëjetësës në Ballkan. Një falenderim i vecantë i shkon Francës, që i dha një rëndësi të vecantë bashkëpunimit rinor në Samitin e Parisit” – deklaroi ministri Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të shfrytëzojmë ato që na bashkëjnë  më shumë se sa atë që na ndanë, për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Kush më shumë dhe më mirë se të rinjtë dinë ta bëjnë këtë?  – deklaroi ministri Klosi.

Zyra e Bashkëpunimit Rajonal me seli në Tiranë, do të funksionojë permes organizimit të projekteve të përbashkëta rinore mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ngrijta e kësaj zyre, u propozua në Samitin e Vjenës një vit më parë, me qëllimin e qartë të rritjes së komunikimeve mes të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.   Bashkëpunimi rajonal do të ketë në axhendë: Edukimi dhe komunikimi ;  Punësimi dhe ndërveprimi  ; Të rinjtë dhe media.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?