Blendi Klosi:Askush nuk mundet dhe nuk duhet të luaj me kujtesën e një kombi
Nga Blendi Klosi*
Është kënaqësi të jem pjesëmarrës në këtë tryezë e cila ka në fokus të saj forcimin e kujtesës kombëtare, për të nderuar dhe në respekt të gjitha atyre njerëzve që ishin viktima të fajeve politike gjatë periudhës së regjimit të diktaturës kominste në Shqipëri.
Ndonëse i vonuar në kohë, krijimi i një memoriali për kujtesën kombëtare i shërben formësimit të kujtesës së përbashkët, për të mos vijuar të lihet në harrëse historia e gati gjysmë shekulli, dhe po ashtu, të kujtohen, nderohen dhe respektohen siç e meritojnë, vuajtjet dhe persekutimi që pësoi pjesa më e madhe e popullit tonë nën regjimin e egër diktatorial.
Nga njëra anë, vendosja e memorialit, i shërben sado pak, shprehjes së nderimit dhe respektit për viktimat e regjimit, për sakrificat dhe vuajtjet e tyre, të cilët u sakrifikuan në emër të vlerave të lirisë dhe demokracisë.
Nga ana tjetër, ngritja e një memoriali për të nderuar kujtesën kombëtare përbën njëkohësisht një instrument i cili siguron që gjeneratat e ardhshme, të mos harrojnë dhe të kujtojnë edhe ata ngjare të rëndësishme të së kaluarës sonë të përbashkët
Askush nuk mundet dhe nuk duhet të luaj me kujtesën e një kombi. Një kalvar dhimbjesh i përmasave të tilla pothuajse i fshirë dhe totalisht i munguar nga aspekti fizik i vendeve e objekteve që bëjnë të mundur KUJTESËN. Për të gjithë periudhën post-komuniste është bërë shumë pak në këtë drejtim. Inisiativa të dështuara ose të pa- nisura në vite.
Programi i kësaj qeverie që ka si fokus të rëndësishëm rehabilitimin e ish të përndjekurve politike në të gjithë hallkat që ky proçes mbart, mbështet fuqishëm përveç dëmshpërblimit material, patjetër dhe atë moral, por mbi të gjitha kujtesën.
Theksoj se nën drejtimin e kësaj qeverie gjatë tre viteve në vazhdim është vendosur një rend përparësie për ish të përndjekurit që janë gjallë dhe do të dëmshpërblehen, kemi ndërtuar një sistem të mirë, në lidhje me dëmshperblimin duke u munduar të shmangim çdo ankesë nga përfituesit. Njëkohesisht do të vijohet dhe me dëmshperblimin e trashëgimtarëve duke premtuar që çdo vit do të ketë rritje në buxhetin e shtetit, për sa i përket dëmshpërblimit duke bërë të mundur që ky proçes të ecë sa më shpejt.
Qeveria jonë po përgatit një bazë të re ligjore me në fokus ata të cilët kanë humbur të drejtën e aplikimit duke u munduar të përshpejtojmë dëmshpërblimin për ata persona të cilët e mendonin të humbur këtë mundësi nga qeveria parardhëse.
Krijimi i zyrës së të zhdukurve është një tjetër arritje e rëndësishme e kësaj qeverie, e cila është shoqëruar njëkohësisht dhe me krijimin e kontakteve me grupe të interesit në kuadër të propozimeve të ndryshme ligjore.
Qeveria ka ndërtuar urën e bashkëpunimit me një nga organizatat më të rëndësishme për gjetjen e personave të zhdukur siç është Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur (ICMP).
Rëndësi të veçantë iu kushtua nga kryeministri i vëndit, konferencës së donatorëve e mbajtur në fillim të muajit Dhjetor 2015, me qëllim bërjen publike të një plani konkret për gjetjen e personave të zhdukur dhe për të ndërgjegjësuar donatorët të mbështesin nga ana financiare këtë proçes. Ritheksoj se angazhimi i kësaj qeverie në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur nga regjimi komunist, është një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme politike, humanitare dhe shoqërore.
Një pikë tjetër e rëndësishme është synimi i proçesit të hapjes së dosjeve dhe fillimi i programit për gjetjen e të zhdukurve të diktaturës janë pjesë të të njëjtit proçes që synon dekomunistizimin e vëndit.
Pjesëmarrja ime në këtë tryezë të rrumbullakët vjen si rrjedhojë e mbështetjes pa kushte ndaj këtij Memoriali. Institucioni të cilin drejtoj, është mbështetje solide e Institutit të Integrimit të ish Përndjekurve Politikë dhe të gjitha projekteve që ky institucion përçon, e duke qënë tashmë një portë mikëpritëse e kësaj shtrese, ajo që mund të tolerojë më pak, është harresa.
Ky memorial ka një rëndësi të veçantë pasi përveç se do të vendosë në vënd të drejta të mohuara në respekt të viktimave të ish diktaturës komuniste në Shqipëri, do të përcjellë në brezat pasardhës mesazhin e shenjtë që historia e një kombi shkruhet mbi kujtesën.
….”E un rrnova… e mora si detyrim… nuk e di a ia kam mrritë!,- thotë Át Zef Pllumi
Të gjithë bashkë marrim përsipër, përpara shqiptarëve që kanë ecur përmes këtij kalvari, të çojmë në vend amante të njerzve të ndritur e vuajtur si ky njeri i nditur i ketij vendi.
Ne përshëndesim dhe mbështesim krijimin e një memoriali kombëtar, dhe po ashtu, nëpërmjetbashkëpunimit në kuadër të “Evropa për Qytetarët” dhe “Rrjetit Evropian të Kujtësës dhe Solidaritetit” inkurajojmë krijimin dhe realizimin e formave të tjera të përkujtimit dhe nderimit të “Kujtesës”, të tilla si, kthimi i ish burgjeve e kampeve të internimit në muze, ngritjen e memorialeve që nderojnë punën, vuajtjet dhe mundin e ish të përndjekurve politikë për ndërtiminin e veprave me rëndësi kombëtare për vendin tone, buste të personaliteteve të spikatur nga shtresa e ish të përndjekurve etj.
Ngrtija e momorialeve përkujtimore i shërben formcimit të kujtesës së përbashkët kombëtare. Simbolika të tilla, duhet të shtrihet edhe në qytete të tjera në vend, të cilat kanë qenë qendra të rëndësishme të ushtrimit të dhunës dhe presionit të regjimit diktatorial.
Ndër shembujt më të mirë të promovimit të kujtesë janë Gjermania dhe Franca, të cilat kanë realizuar, forma të ndryshme memorialeve, në qyete e vende të cilat, simbolikisht quhen“vende të kujtesës” për krimet, viktimat dhe shkatërimit të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore.
Në këtë këndvështrim, monumentet e kujtesës kanë impakt në nivel kombëtar, por edhe evropian e më gjerë, në kuptim të ruajtjes dhe përkujtimit të historive dhe ngjajeve të përbashkëta të regjimeve diktatoriale në Evropë.
Ashtu siç ka ndodhur dhe me krijimin e Memorialin e Hololaustit në Gjermani, procesi për krijimin e një memoriali të kujtesës për viktimat e ish diktaturës komuniste në Shqipëri duhet të shoqërohet nga debati konstruktiv në tryeza të rrubullaka si kjo që jemi mbledhur sot, dhe po ashtu, edhe më gjerë në dialog dhe konsultimin publik gjithëpërfshirës.
Ngritja e një memoriali të kujtesës kombëtare përbën në vetvetë një vektor kompleks të kujtesës publike. Diskutimet mbi formën qëllimin, simbolikën që do të përcjellë dhe ndikimin e tij duhet të përfshijnë përfaqësues nga fusha e artit, arkitekt, politikanë, historianë dhe akademikë.
Memorialet e kujtesës shërbejnë si pikë kontakti e së kaluarës me të sotmen duke shërbyer në garantimin e të ardhmes demokratike të Shqipërisë dhe simbolikat që përkujtojnë të shkuarën krijojnë premisën që brezat e ardhshëm ta njohin të kaluarën dhe ajo të mos përsëritet. Që historia të mos përsëritet ajo duhet kujtuar !
*Ministrit Klosi ne konferencen e sotme organizuar nga Instituti i ish te perndjekurve prane MMSR, *In Memoriam* – per ngritjen e nje memoriali historik ne nder dhe kujtim te viktimave te komunizmit dhe ish te perndekurve te rregjimit
KOHA JONË SONDAZH

