Blendi Klosin në Bashkinë e Tiranës planifikon Edi Rama?
Duket se kryeministri Edi Rama e ka vendosur tashmë se cilët do jenë të preferuarit e tij për zgjedhjet vendore në Tiranë e Durrës. Dhe këtë e zbulon më mirë fotografia që vjen nga Abruzzo e Italisë, ku siç duket, Blendi Klosi, është vendosur në qendër, të deputetëve Evis Kushi e Elbasanit dhe Artan Gaçi i Tiranës.
Por nga kjo foto bëhet e qartë se është edhe kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në rradhën e dytë, në prani të drejtorit të komunikimit të kryeministrit Endri Fuga. Kohët e fundit, në daljet publike dhe në vizitat jashtë, kryeministri Rama gjithmonë ka përzgjedhur të marrë zotin Dako me vete, dhe duket qartë mbështetja që i jep për ta kandiduar në bashkinë e Durrësit. Por mos do të thotë se Blendi Klosi do të jetë i përzgjedhuri i tij për Tiranën? Delegacioni i cili ndodhet prej dy ditësh në Itali dhe pritet që të kthehet sot në Tiranë, do të ketë kohë të diskutojë jashtë “pranisë” së medias dhe syve të atyre që duan të ndjekin zhvillimet edhe për këto kandidatura.
Dihet se deri tani kanë dalë tre kandidatura nga baza e PS-së së Tiranës për Bashkinë e Tiranës; Pandeli Majko, Blendi Klosi dhe Albana Dhimitri. Por zoti Majko, ndonëse në sondazhe online del më i preferuari nuk besohet se do të jetë në listën e Edi Ramës për njëmijë e një arësye. Mbeten, të paktën nga lista e shpallur, Albana Dhimitri e Blendi Klosi. Por nuk është surprizë nëse del edhe Artan Lame, pasi është një administator dhe njohës i shkëlqyer i Tiranës. Gjithsesi fakti që ka marrë me vete Blendi Klosin në Itali , ndërkohë që herë të tjera nuk e ka futur në listën e delegacionit të tij kur ka patur vizita jashtë ka filluar të hamëndësohet nga burime të selisë rozë se mund të jetë ai kandidati për Tiranën, aq me tepër se ishte edhe Vangjush Dako kryetari aktual i Bashkisë së Durresit dhe kandidat përsëri në këto zgjedhje në qytetin bregdetar. Bashkia e Tiranës dhe Durrësit janë dy bashkitë me të rëndësishme për PS dhe Ramën, e kësisoj nëse fiton bashkitë në fjalë atëhere PS quhet e fituar, edhe nëse në shkallë Republike del barazim me PD. Ndaj vajtja e Klosit më Kryeministrin, natyrisht me porosi të Ramës, përflitej dje në qarqet politike, (përveç ngjarjes së dy deputetëve të arrestuar) si një premisë për kandidim të Klosit. Blendi është djalë i dëgjueshëm dhe nuk trazon ujëra, ndaj edhe mund t'i pelqejë Ramës. Nuk ka nevojë për njërëz me shumë ide e kurajo për në Bashkinë e Tiranës i nderuari kryeministër. Idetë i ka vetë, kurajon vetë, vendos vetë! Ndaj Klosi mbetet djalë i urtë për ato tipare që don Edi. Pra Blendi Klosi njihet si një deputet korrekt, i urtë e jo problematikë për Edi Ramën siç është Ben Blushi. Mundet që udhetimi të jetë një rastësi ,porse në këtë pragzgjedhjesh e aq me tepër duke njohur shqisat e Edi Ramës ka mundësi që Blendi Klosi të jetë kandidati për Tiranën. Natyrisht që nuk e ka marrë se donte të hante darkën me të sepse nuk kishte njeri me të cilën të shtynte kohën në Itali, pasi ka kudo e përherë Endri Fugën, keshilltarin e tij mediatik që duket sikur fluturon për kryeministrin. Nuk e ka marrë për ti treguar Italinë sepse Blendi Klosi e ka vizituar shumëherë vendin fqinjë, edhe me Ben Blushin. Ndërsa Vangjush Dako i Durrësit duket se ka e marrë lejen e Ramës për rikandidim në Durrrës. Nuk dihet nëse do të fitojë përballë Agron Dukës, porse nëse PD e vendos Dukën si kandidat të opozitës atëhere shanset e Dakos përballë Dukës janë sikur të shumëzohet numri 100 me numrin 0! Ndaj Edi Rama po planifikon të ketë Tiranën, të paktën, me një njeri siç thamë të urtë e jo sherxhi.
KOHA JONË SONDAZH

