”Blindohet” ish-Blloku, Policia nis patrullimet (VIDEO)

Kur Shqipëria po shkon drejt paralizimit nga situata e koronavirusit, në Tiranë, sidomos në zonën e ish-Bllokut qytetarët vijojnë të shkelin masat dhe të mbushin lokalet. Pasditen e të mërkurës kanë nisur patrullimet e para të policisë në kryeqytet. Policia e Shtetit, Policia Rrugore dhe Policia Ushtarake janë parë të qarkullojnë në një nga zonat më të populluara të Tiranës, ish-Bllok. Edhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë, policia ka ngritur postblloqe në disa pika kyçe të qyteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?