Blindohet spitali, Dritan Dajti transportohet tek ”Nënë Tereza”

Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e 4 policëve në burgun e Peqinit është transportuar për trajtim mjekësor në spitalin Nënë Tereza. në Tiranë Nuk bëhet e ditur se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur Dajti por ndërkohë në spitalin Nënë Tereza janë marrë masa të rrepta sigurie.

Kujtojmë se herën e fundit që Dajti u soll në Tirane për vizitë në një klinikë private, u pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje.

Kujtojmë se Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, atij iu ul dënimi në 25 vjet burg. /TCH/

SHKARKO APP