Blinken: Dialogu nga BE, e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë. Përgëzoj rolin e Shqipërisë, ka qenë forcë për stabilitet
Për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken nga Tirana gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, tha se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë për të shkuar drejt integrimit dhe SHBA e mbështet atë. Po ashtu sekretari përgoi edhe rolin e Shqipërisë, si forcë për stablitet.
“Kur nisa punën në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë, 30 vite më parë, sfida ishte Ballkani. Në fillim Bosnja dhe më pas Kosova. Shumë prej nesh ka një histori të gjatë me Kosovën dhe kush më shumë se Biden.
Jemi persona që e kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë pas. Jemi të angazhuar për të mbështetur përpjekjet për të çuar para integrimin e vendeve të Ballkanit. Dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë. Përgëzoj rolin e Shqipërisë pasi ka treguar një stabilitet rajonal”, tha Blinken në Tiranë.