Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:32 PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit “PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”- shkruan kryeministri Rama në pasditen e kësaj të diele.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blinken në Shqipëri, flasin qytetarët për Zërin e Amerikës: Janë shteti më demokratik dhe ne e duam Amerikën

Aktualitet E enjte, 15 Shkurt 2024 17:29
Blinken në Shqipëri, flasin qytetarët për Zërin e Amerikës: Janë shteti më demokratik dhe ne e duam Amerikën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë kishte sot një atmosferë të gëzuar, me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në mikrofonin e Zërit të Amerikës ata shprehen optimist se vizita e Sekretarit Blinken do të forcojë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-amerikane, si dhe do të shtojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne jemi proamerikanë, ndaj dola ta pres dhe ta përshëndes sekretarin Blinken. Do të doja që ashtu si kanë punuar në SHBA Fan Noli e Faik Konica shumë shqiptarë të tjerë, ashtu është e mira që të punojmë edhe këtu, të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe ta zbukurojnë siç po zbukurohet. Jemi proamerikanë dhe mezi po pres ta shoh e ta përshëndes zotin Blinken në Shqipëri”, thotë qytetarja Mira Xhani. Ndërsa qytetarët e mbledhur pranë kryqëzimeve u shprehën optimist për thellimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaro-amerikane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne shqiptarët jemi me fat që kemi miq SHBA-të. Dy miqtë më të ngushtë të Shqipërisë janë ky diell i shkëlqyer dhe SHBA-të. Ditë më të mira do të vijnë. Duke patur një besim të plotë me veten tonë dhe të mbështetur nga SHBA-ja, ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët kudo ku janë në Shqipëri dhe në vende të tjera”, thotë pensionisti Ylli Ali.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qytetarët pohojnë për Zërin e Amerikës se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një nivel të shkëlqyer aktualisht, ndërsa kujtojnë mbështetjen e madhe të SHBA-ve në përpjekjet e Shqipërisë për liri dhe demokraci, dhe tani përsëri besojnë që falë përkrahjes amerikane, Shqipëria do të arrijë ndryshime të tjera në rrugën e integrimit si një vend europian.

“Është një kënaqësi e madhe kjo vizitë dhe do të kisha shumë dëshirë që të mund të isha më afër dhe ta përshëndesja me një flamur Sekretarin Blinken. Njerëzit kërkojnë që të jenë sa më të lirë, të kenë kushte sa më të mira, megjithatë tani ka shumë ndryshime, edhe me mbështetjen e SHBA-ve”, thotë qytetarja Miranda Shabanaga.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 10 minutash
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 3 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 3 orësh

Kryeqyteti ishte mbushur me flamuj amerikanë dhe shqiptarë, ndërsa qytetarët ishin mbledhur nëpër kryqëzime rrugësh për ta përshëndetur këtë vizitë.

“Do të ketë ndryshime patjetër në cilësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për Kosovën, për Ballkanin perëndimor. Aq më tepër që jemi para realizimit të ëndrrës tjetër, që është integrimi në Bashkimin Europian”, thotë qytetari Luan Shehaj.

Qytetarët vlerësuan miqësinë e hershme të SHBA-ve për Shqipërinë prej më shumë se 100 vjetëve, kur e shpëtuan nga copëtimi i mëtejshëm, duke këmbëngulur për vetvendosjen e kombeve të vegjël, një miqësi që vazhdon të jetë e sigurtë dhe të japë fryte për ta.

“SHBA-të janë shteti më demokratik dhe ne e duam Amerikën, se ajo na shpëtoi nga copëtimi i plotë. Këtë Shqipëri e kemi nga Amerika. Ja pse ne jemi proamerikanë dhe e duam Amerikën dhe Amerika na do po ashtu”, thotë qytetari Klement Xhani.

Shëtitorja Dëshmorët e Kombit, ku janë selitë e institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, ishte zbukuruar me flamuj të Shqipërisë dhe të SHBA-ve, ndërsa në korpusin e Universitetit të Tiranës dhe në ekrane elektronikë më tej ishin vendosur fotografi të Sekretarit Blinken, që uronin atij mirëseardhjen në Shqipëri. /VOA/

Etiketat e lidhura

Blinken
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 10 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 19 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 41 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.