Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Haki Çako: Jemi në gatishmëri për çdo situatë, misioni ynë është jeta e qytetarëve

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas.

”Një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Jemi angazhuar dhe jemi në gatishmëri të plotë për të gjitha nevojat që do të ketë ky komunitet rreth këtij segmenti.

Dua të theksoj se në dokumentin e vlerësimit të rriskut të përcaktuar me akt normativ, një nga fenomenet natyrore është edhe rrëshqitja, bllokimi i rrugëve apo rënia e orteqeve dhe në këtë rast jemi në rastin e një emergjeve të rrëshqitjes së masiveve, e cila do të dojë koordinimin e të gjitha institucioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri të plotë për të mbështetur Autoritetin Rrugor dhe të gjitha institucionet e tjera deri në hapjen e plotë të këtij segmenti”, tha mes të tjerash Çako.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?