Bllokohen 156 mijë euro në portin e Barit, do vinin në Shqipëri

Të gjithë do të vinin për Shqipëri, e të gjithëve u janë bllokuar shuma të ndryshme parash në portin e Barit.

Bëhet fjalë për 7 persona, shqiptarë, shqiptarë nga Kosova, një gjerman dhe një serb, të gjithë duke i nisur për në Shqipëri që u janë bllokuar para të paligjshme, të padeklaruara.

Limiti i parave që mund të kalojë një udhëtar me vete, shumë të padeklaruar më parë është 10 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë këta sipas policisë italiane e kishin kaluar shumën e lejuar, që u është bllokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shuma e saktë e bllokuar në portin e Barit është 156.151.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?