Bllokohen 25.3 ton miell të ardhur nga Greqia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 25.3 ton mielli gruri të ardhur nga Greqia.

AKU ka konstatuar se mielli ka pasur parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht në raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mielli është bllokuar në pikën doganore të Kapshticës dhe pas ndjekjes së procedurave ligjore do të kthehet në vendin e origjinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri”, nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe, e cila mund të hiqet lehtësisht. 

Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës,“-raporton AKU.

Kjo është ngarkesa e dytë e bllokuar brenda pak ditësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?