Bllokohen 72 kg mjaltë, sekuestrohen pesticide të ardhura nga Greqia

AKU ka sekuestruar disa produkte të pasigurta që kishin ardhur nga Greqia. Inspektorët e DRAKU, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se shtetasi, Petro Kycyku me makinën e tij tip “Seat Ibizza”, me targë “NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Në mjet u gjetën edhe 10 kg disperss 20 kg fungicid origjina greke, 10 kg Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve, miratuara nga MBZHR si dhe në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin 9362, nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.

Po ashtu AKU bllokoi edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë, produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë. Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, Argiropulos Thoma me automjetin e tij tip “BMW” me targë “KAH-9194” tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?