Bllokohen rrugët në 12 qarqe, Paloka: Protestat do të përshkallëzohen

Opozita ka bllokuar në 12 qarqe akset kryesore të rrugëve në vend, në shenjë protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se opozita do të vazhdojë të protestojë. Ai tha se nëse Rama nuk tërhiqet, protestat do të përshkallëzohet.

”Kryeministri duhet të tërhiqet sa më parë. Të plotësojë atë kërkesë që sot nuk është vetëm e opozitës por është gjithë qytetarëve shqiptarë për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Për bllokimin e rrugëve i them shqiptarëve që të na mirëkuptojnë. Ne do të protestojmë dhe do të kërkojmë ndryshim, sepse ajo që na pret është shumë më e keqe sesa qëndrimi dy orë në rrugë. Këto janë sakrifica të vogla që i kërkohen qytetarëve. Ky është një akt, një sinjal që jepet. Nëse Rama do të vazhdojë me arrogancë, qytetarët na kërkojnë me përshkallëzim të situatës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?