Bllokohet “Sheshi Shqiponja”, banorët e Astirit i bashkohen protestës
Protestës së opozitës së bashkuar, e cila do të bllokojë akset kryesore të 12 qarqeve. Ndërkohë, në këto momente rrethrrotullimi pranë sheshit Shqiponja në Tiranë është bllokuar. Janë me mijëra protestues të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja krahët duke mos lejuar të mos kalojë asnjë mjet nga qyteti i Durrësit apo anasjelltas.
Ndërsa, bëhet me dije se protestës së opozitës u janë bashkuar banorët e “Unazës së Re”. Banorët, prej muajsh protestojnë në shenjë qëndrese duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në një segment të Unazës së Madhe.
Protesta do të zgjasë nga ora 18.00 deri në orën 20.00. Sikundër raportohet edhe drejtuesit e mjeteve i janë bindur bllokimit, duke mos pranuar të përplasen me protestuesit.
KOHA JONË SONDAZH

