FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bllokonte rrugën e lagjes me inerte, arrestohet 66 vjeçari në Tropojë

Me pretendimin që rruga e lagjes “Hysenukaj” në Tropojë kalonte një tokën e tij, një 66 vjeçar e bllokonte atë me inerte apo duke kryer gërmime.

Si pasojë, është arrestuar M.K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë të Tropojës. Veprimtaria e tij për bllokimin e rrugës së kalimit ishte e përsëritur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë. Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bllokuar rrugën që lidh lagjen “Hysenukaj” me fshatin Kërrnajë, duke hedhur inerte dhe duke kryer gërmime në rrugë, me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij“, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?