Blushi:Bota është zgjuar më e frikësuar. Shpresa për paqe e largët

Nga Ben Blushi

Stambolli si dëshmi se po jetojmë të shkuarën!

Masakra në Stamboll ku të paktën 39 vetë kanë humbur jetën dëshmon se për fat të keq plagët dhe ankthet e vitit te shkuar do ti mbartim mbi shpinë edhe këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithnjë kam besuar se terrorizmi ka alergji nga festat dhe kjo u provua edhe mbrëmë në një klub mbi Bosfor. Njerëzit u vranë duke kënduar, duke kërcyer, duke dëfryer. Në emër të kujt? Të panikut nga paqja, e bukura dhe e ndryshmja. Çështja ështe që bota sot eshtë zgjuar më e frikësuar dhe shpresa për paqe është më e largët. Ngushëllime familjeve të viktimave megjithëse kjo është dita më e papërshtatshme për ta nisur me ngushëllime.

Swiss Digital Mobile Reklama

2017 qoftë fillimi i fundit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?