Boçi lë mandatin për garën lokale, Xhafa pritet të bëhet deputet: S’kapëm qiellin me dorë…
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi këtë të hënë bëri me dije se do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të qenë pjesë e garës së zgjedhjeve lokale. Ai do të jetë kandidati i vetëm i PD-së për bashkinë e Elbasanit, pasi nuk do të ketë kandidatura të tjera për procesin e primareve.
Mandatin e tij si deputet do ta marrë Qani Xhafa. Boçi u shpreh se Xhafa është një ndër njerëzit më me influencë në zonë dhe se ka një numër të madh votash.
“Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër të madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionim do e artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”,-tha Boçi.
Kurse vetë Xhafa u shpreh modest lidhur me këtë fakt, duke thënë se rëndësia e vetme është kanidimi i Boçit, pasi sipas tij mund të fitohet gara kundër PS-së. ”Patjetër që do të mbështesim zotin, Boçi, fuqimisht. Është kandidati i vetëm që mund të fitojë në Bashkinë e Elbasanit. Nuk kapëm qiellin me dorë ne. Çfarë rëndësie ka kjo? E rëndësishme është të kandidojë Luçiano dhe të fitojë në Elbasan”.
KOHA JONË SONDAZH

