Boçi: Rama, thikë pas shpine maturantëve
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi e ka konsideruar si një “thikë pas shpine” për maturantët, vendimin e qeverisë për vendosjen e mesatares për hyrjen në universitetet publike pikërisht tani në fund të vitit akademik.
”Po kështu me mesataren, me investimet e munguara, me bibliotekat që nuk ekzistojnë, me laboratorët e degraduara. Urrejtja e Ramës ndaj të rinjve nuk njeh limite. Tani që matura është pothuaj e përfunduar, është tradhëti t’i deklarosh maturantëve që pragu i hyrjes është rritur! Nota mesatare është objektiv që vendoset në fillim e jo tekë e Ramës. Kjo stimulon largimin masiv të tyre dhe lënien jashtë universiteteve. Alibia e imponimit të tyre me këtë masë drejt arsimit profesional është mashtrim dhe përcmim njëkohësisht i vetë Arsimit profesional”,-shkruan Boçi në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

