Bogdani: Qytetarët të përmbytur, Rama krahason Shqipërinë me Parisin se jeton në saraje

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani u shpreh se shqiptarët janë të përmbytur dhe se banorëve u është lagur shtëpia e pasuritë, por vetëm Rama dhe qeveria e tij i ka këmbët e thata.

Bogdani: Natyra dhe Zoti kanë shekuj që janë aty. Deklaratat e Ramës vijnë, pasi ai jeton në luksin e Parisit. Ajo që ishte ndryshe këtë herë ishte se atyre banorëve u është lagur shtëpia dhe gjithë pasuritë, por i vetmi që i kanë këmbët e thata është Rama dhe qeveria e tij.

Nëse më parë qeveria ishte në këmbë. Qeveria Berisha në atë kohë u zhvendos në Shkodër dhe u bë çmos që të shpëtoheshin edhe bagëtitë e banorëve që janë të rëndësishme, ndërsa sot Rama rri ngrohtë në sarajet e tij, prandaj e krahason vendin tonë me Parisin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?