Bogdani tregon a do të kandidojë Basha në katër qarqe: Artificë e Ramës për t’u bërë Lukashenko i Ballkanit

Me ndryshimet e reja të miratuara në kodin zgjedhor, një kryetar partie ka të drejtë të kandidojë në katër qarqe me kushtin që në procesin e ndarjes së mandateve, kryetari i partisë të zgjedhë mandatin në një qark të vetëm.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, thotë se kjo është një artificë e Ramës dhe se Basha nuk do ta shfrytëzojë këtë hapësirë absurde të ligjit.

Bogdani: Ndryshimet në kodin zgjedhor që i japin të drejtë një kryetari partie të kandidojë në katër qendra është përsëri një artificë e zotit Rama dhe një shprehje e tij për të qenë Lukashenko në Ballkan.Nuk besoj që Basha do ta shfrytëzojë këtë hapësirë absurde të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për Rtv Ora, ai tha se Basha nuk e ka vendosur ende se ku do të kandidojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bogdani: Është duke u diskutuar brenda PD dhe me aleatët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?