Bogdani: Zgjedhjet u fituan duke i manipuluar, javët e fundit u shpërndanë para pa fund

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, ish-deputeti i PD-së Gert Bogdani u shpreh se zgjedhjet e fundit në vendin tonë u fituan edhe duke u manipuluar.

Bogdani: Zgjedhjet u fituan edhe duke u manipuluar. Këto zgjedhje janë manipuluar në mënyrë flagrante. Janë faktuar gjërat, qysh nga kreu i Legalizimet që thotë të mos bëhen legalizime se nuk japin votën ose mesazhe grupe WhatsApp-i ku tentohet që merret vota me fondet e tërmetit.

Rasti i tërmetit nuk është thjeshtë shpërndarja e atyre parave për familjet që i la në çadër. Ndërkohë vetëm javët e fundit shpërndau para pa fund edhe në mënyrë abuzimesh. Kështu, shtëpive të caktuar iu rrit vlera në mënyrë fiktive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?