Boiken Abazi akuzon PS-në se po i vjedh votat: Do i bëjmë publike faktet

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, është ankuar se po u vidhen votat gjatë procesit të numërimit,

Përmes një postimi në facebook, Abazi shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme. Po ashtu ai shton se gjithashtu shumë prej tyre po i kalojnë edhe Partisë Socialiste.

”Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim”,-ka shkruar Abazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?