Bojkoti i mësimit në Kamëz, kryebashkiaku Suli: Janë vetëm 50 fëmijë, procesi mësimor vijon në 25 shkolla
Kryetari i bashkisë Kamëz, Ramiz Suli, bën me dije se nuk ka bojkot të mësimit në 25 shkollat e zonës. Në një deklaratë, ai shprehet se mësimi vijon normalisht dhe e kanë bojkotuar vetëm 50 fëmijë.
“U bëjmë thirrje mediave të mos keqpërdorin rastin e rreth 50 fëmijëve në Kamëz, të nxitur nga manipulime në rrjetet sociale.
Në të 25 shkollat e Kamzës, mësimi vijon normalisht, kështu që ftojmë mediat të vijnë dhe të verifikojnë nga afër vijimin normal të procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kamzës.
Sot, falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, shkollat e Kamzës janë institucione me standarde të Bashkimit Europian.
Faleminderit!”, shkruan Suli.

