Bomba e Hoxhës: Drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve
Kur reforma në drejtësi, duket se ka ngrirë dhe nuk ka nisur zbatimin, edhe njëherë jepet alarmi, që vendimet gjyqvsore dhe ligji është i padrejtë. Njv deklaratë e Kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve Gerd Hoxha, e thënë gjatë një takimi të organizuar nga dhoma e Përmbarimit.
Ajo që Hoxha ka thënë është se ekzistojnë vendime gjyqësore sipas të cilave drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve. Kjo deklaratë e Hoxhës, ka ardhur nga tryzeza për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e përmbaruesve privatë
“Ka plot vendime gjyqësore për njerëz në banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive. Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që janë të dashuruar me këto lojërat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve”,-deklaroi Hoxha .
Gjyqtari me eksperiencë ka dhënë edhe një sugjerim për zv/ministrin e Drejtësisë Eridian Salianji që ishte prezent në tavolinë.
“Ne gjyqtarët nuk jemi engjëj. Por dua të shpreh shqetësim te gjyqtarëve që shpeshherë nuk merren parasysh mendimet e tyre. Kam një rekomandim: të thjeshtohen procedurat dhe të kemi mundësi ekzekutimi. Të shkurtohet procesi”, tha Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

