“Bomba” politike, përveç Kryeministrit, të gjithë nën përgjim

Lideri i partisë opozitare në Maqedoni LSDM, Zoran Zaev në një konferencë me gazetarët ka theksuar se në Maqedoni janë përgjuar mbi 26 mijë qytetarë, përfshirë ate, liderë të partive politike opozitare, ministra, deputetë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë të sektorit joqeveritar dhe mijëra qytetarë të tjerë.

Zaev në konferencën me gazetarët ka theksuar se në Maqedoni janë përgjuar mbi 26 mijë qytetarë, përfshirë ate, liderë të partive politike opozitare, ministra, deputetë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë të sektorit joqeveritar dhe mijëra qytetarë të tjerë.

Sipas tij, në këto përgjime masive nuk janë përgjuar vetëm telefonat e kryeministrit Nikola Gruevski dhe të shefit të shërbimit sekret DSK, Mijallkov.

“Të gjitha dëshmitë dhe dokumentet tregojnë se vendi ynë është i ndarë në dy botëra. Në njërën anë Gruevski dhe Mijallkov dhe në anën tjetër qytetarët. Kjo tregon se kush ka xhiruar dhe kush ka përgjuar”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se për këto ndjekje dhe përgjime masive, LSDM do të ngris kallëzim penal kundër drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Goran Gruevskit, i punësuar në këtë drejtori.

Zaev gjithashtu shtoi se këto shërbime gjatë ditëve të kaluara kanë përgjuar mbi 300 biseda të tij, që i kishte zhvilluar me përfaqësues të opozitës.

Ai theksoi se DSK (Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit) është shëndërruar një monstër që kontrollon dhe përgjon 20 mijë qytetarë, opozitarë, gazetarë, biznesmenë, deputet. “Ata me këtë kanë hyrë në jetën tonë private, duke folur edhe me fëmijët tanë. Qëllimi është e vërteta për Maqedoninë të dal për gjithë qytetarët”, theksoi Zaev.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndjek me kujdes gjithçka që publikojmë.

“Shkojmë hap pas hapi, për shkak të sensivitetit të materialeve. Do dëgjoni se si unë Zoran Zaev janë ndjeklur dhe përgjuar viteve të fundit, edhe kur nuk kam qenë lider i partisë. Me këtë rast është publikuar një bisedë e përgjuar e liderit të LSDM me një gazetare të Evropës së Lirë. Më pas një bisedë me një zyrtarë të komunës së Strumicës dhe më pas biseda të tjera me bashkëpunëtor partiak”, deklaroi lideri i LSDM.

Sipas tij, Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar edhe ministren e brendshme Gordana Jankullovska dhe zëvendëskryeministrin Zoran Stavrevski.

Me këtë rast u publikuan materiale të një bisede të ministres Jankullovska me zëvendëskryeministrin Stavrevski, ku ata bisedojnë për çështje politike brenda qeverisë, por edhe çështje që kanë të bëjnë me opozitën dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar edhe Ali Ahmetin Menduh Thaçin, Rufi Osmanin. Në këto biseda janë lëshuar disa materiale të përgjimit të një bisede të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit me Fatmir Deharin, për të biseduar për zgjedhjet. Biseda e Rufi Osmanit me një gazetarë shqiptarë lidhur me zgjedhjet. Biseda e Menduh Thaçit me një aktivistë të tij.

Lideri opozitar ka theksuar se të gjithë personalitetet dhe krerët e institucioneve publike në Maqedoni, si politikanë, gazetarë, klerikë, gjyqësori dhe prokuroria, biznesmenë, janë përgjuar.

Ai kërkoi që Prokuroria menjëherë të nis hetimet.  

SHKARKO APP