Bombat me celular, zbardhet dëshmia e të arrestuarit për tritolin

Emirjon Gjuta, 26-­vjeçari i arrestuar për shpërthimet e së martës me tritol ka mohuar para policëve të ketë lidhje me ngjarjen, ndërsa është shprehur se nuk e njeh personin e maskuar që shfaqet në video teksa vë lëndën shpërthye se në farmacinë e babait të ministrit të Brendshë m, Saimir Tahiri. Dhe përpos të tjerave, ai ka pohuar se telefonin e ka shitur pak kohë më parë.

Për tri ditë me radhë, Emirjon Gjuta u mor në pyetje në lidhje me blerësin e telefonit, por ai u shpjegoi hetuesve se nuk e njihte personin që bleu aparatin, madje nuk e mbante mend atë.

Sipas policisë, nga hetimet rezulton se karta e telefonit prej nga u aktivizua mina e telekoman duar e vendosur në farmacinë e Tahirit ishte regjistruar në emër të tij.

Por 26-vjeçari këmbëngul se shiti celularin së bashku me kartën dhe se blerësin as nuk e njihte dhe as nuk e mbante mend.

Burimet e prokurorisë thonë së shpërthimi te farmacia dhe tritoli i vendosur në stacionin e autobuzit janë aktivizuar përmes dy kartave Sim të blerë në 31 janar dhe 2 shkurt në Laprakë.

Nga hetimet ka rezultuar se njëra prej kartave është vlerë në emër të një të moshuari që s’ka lidhje me ngjarjet. 26-vjeçari Gjuta, akuzohet se me veprimet dhe mosvepri met e tij ka penguar identifikimi n e personave të dyshuar si autor të ngjarjeve të ndodhur me datë 10 shkurt të këtij viti.

Vetë Emirjon Gjuta edhe pse i shoqëruar, ka postuar në profilin e tij në FB, një status me atë të të cilit tregon se ndodhet në drejtorinë e policisë që në datën 11 shkurt, si dhe një foto dicitura e së cilës është: “Live nga drejtoria e policisë”, ndërsa ne komente shkruan se “dhomen e kishte rezervuar” 

 

SHKARKO APP