“Bombë për shtetin”, kush dëshiron ta hedhë në erë Shqipërinë?!

Alarmet për bomba false janë kthyer në ngjarje të përditshme, ku gjithmonë ka një çantë që lihet në një zonë publike.

Njoftimet vënë në lëvizje gjithë strukturat e policisë, zona ku vendoset çanta e dyshimtë rrethohet, dhe pastaj gjithçka qartësohet.

Ishte sërish një alarm fals. Ditën e sotme ka pasur dy të tilla, por ditën e sotme ndryshe nga herët e tjera në njërën prej çantave ishte lënë një shënim "Bombë për shtetin".

Ky shënim duket shumë militantesk  dhe një retorikë e përsëritur politike.

Por kushdoqofshin autorët e shënimeve dhe çantave të tilla, e qartë është se ato janë vepra terroriste, ende me autorë të paidentifikuar nga policia, qëllimi i të cilave është krijimi i një klime pasigurie dhe frike në vend.

"Shaka" të tilla terroriste nëpër shkollat e parqet e kryeqytetit vetëm një mendje e sëmurë mund t'i ideojë./

SHKARKO APP