Bombolat e gazit, Inspektorati: Mos i mbushni në karburante

Pas disa rasteve të shpërthimit nga bombolat e gazit, Inspektorati Shtetëror Teknik është i pafuqishëm për të kontrolluar të gjithë tregun. Në këto kushte, specialistët iu bëjnë apel qytetarëve që t’i drejtohen pikave të licencuara.

Mbushja e bombolave dhe kontrolli teknik i tyre bëhet sipas standardeve. Mbi bombolat njëngjyrëshe, identifikuese për çdo kompani, është shënuar informacioni dhe afatet për kolaudimin. Për kompanitë e licencuara problem mbetet tregu informal dhe mosndërgjegjësimi i qytetarëve.

Duke marrë shkas nga shpërthimi në Drashovicë, specialistët e Institutit Teknik Shtetëror Tregojnë rrezikun nga bombolat njëpërdorimshme, ngjyrë portokalli, që tregtohen në pika të ndryshme shitje. Por dhe pse e njohin rrezikun, banoret bëjnë zgjedhjen më të lirë dhe gjithçka tjetër ia lënë në dorë Zotit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?