Deputetja Marjana Koçeku: O sot o kurrë!
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si një shprehje të rëndësishme të demokracisë.
Për News24, Koçeku deklaroi se nuk eshte dakord qe protestat po dëmtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se problemet që cenojnë imazhin e vendit janë korrupsioni dhe mungesa e demokracisë.
“E mbështes shumë këtë protestë është frymëmarrje e demokracisë. Është e drejtë e studenteve. Nuk jam dakord që kjo protestë po e dëmton Shqipërinë drejt BE. Ajo që dëmton imazhin e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE është korrupsioni dhe mungesa e demokracisë”. tha Koçeku.
Sipas Koçekut, edhe Partia Socialiste si forcë në pushtet, ka nevojë për një dialog më të shëndetshëm dhe për më shumë zëra kritikë që të mbështesin të drejtën e studentëve për të protestuar.
“Partitë politike në Shqipëri kanë nevojë për reformim, për demokraci të brendshme. Si partia që është në pushtet PS, ka nevojë për një dialog më të shëndetshme, dhe nevojë për zëra më kritikë, që mbështesin këtë protestë o sot o kurrë”, u shpreh Koçeku.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 10036

