Bonusi i pensionistëve, Celibashi rrëzon PD-në: S’ka shkelje të ligjit

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi rrëzoi sot ankesën e PD. Kjo e bërë ndaj qeverisë dhe mazhorancës, në lidhje me bonusin e pensionistëve. PD kërkoi që bonusi të ndalohej, pasi sipas saj, ishte një shpërblim elektoral i qeverisë për zgjedhjet e 11 majit.

“Jemi të dizavantazhuar, shpërndahen bonuse me efekte tani, ndalojini”, ishte thirrja e PD-së në KQZ. Mazhoranca e mohoi, duke thënë se vendimi është marrë shumë muaj më parë dhe jo tani për fushatë.

“E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi i qeverisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj. Celibashi ndau të njëjtin mendim, pas analizimit të çështjes. “Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?