Bora mbulon Dibrën, vranësira e shi në pjesën tjetër të vendit
Reshjet e dëborës u rikthyen këtë të diel në Verilindje të vendit edhe pse jemi në gjysmën e Marsit.
Në qytetin e Peshkopisë, reshjet ishin intensive për disa minuta, siç tregojnë këto pamje.
por për shkak të temperaturave, dëbora nuk ngjiti dhe për pasojë nuk ka shkaktuar probleme.
As në zonat rurale të Dibrës, për momentin nuk ka raportime për problematika nga dëbora.
Reshje me intensitet të ulët ndërkohë u regjistruan në zonat malore të Qarkut të Kukësit si Shishtaveci.
Pjesa tjetër e vendit u karakterizua nga vranësirat dhe reshjet e shiut.