Bora në Britani ka arritur mbi 10 centimetra (Foto)

I ngjan dimrit dhe jo pranverës, shkollat dhe aeroporti janë mbyllur, rrugët janë bllokuar nga bora mbi 10 centimetra që ka rënë në Britaninë e madhe.Pothuajse asnjëra nga shërbimet publike të shtetit nuk po funksionon si pasojë e borës së madhe që po bie në Britani.

Yorkshire, Staffordshire dhe Cumbria janë goditur keq nga bora këtë mëngjes, marsi po vazhdon të duket  më shumë si dimër se si  pranverë.

Aeroporti “Leads Bradsford” nuk ka punuar deri në orën nëntë të mëngjesit, një ekip i madh i punëtorëve ishte kujdesur që të largojë borën që ka shkaktuar vonesë të shumë fluturimeve sot, shkruan “Daily Mail”.

Kështu që 50 shkolla janë mbyllur në Oldham, 50 të tjera në Lancashire, 8 në Leeds dhe 28 të tjera në përëndim të Yorkshire. /Përktheu: Merita Miftari – Gazeta Express/

SHKARKO APP