Bora në Dardhë arrin në 40 cm, mjetet lëvizin vetëm me zinxhirë
Reshjet e borës vijonë në qarkun e Korçës. Trashësia e borës në Dardhë raportohet të ketë arritur deri në 40 centimetra.
Reshje bore ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm.
Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset e tjera nuk raportohen probleme në këtë qytet.
Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e borës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit.
Flokët e parë të borës në Korçë filluan dy ditë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

