Bora shkakton kaos në Stamboll

Reshjet e mëdha të borës që kanë goditur Stambollin e kanë detyruar që të anulojnë shumicën e fluturimeve në aeroport dhe të ndalojnë qarkullimin në qytet dhe të mbyllë kalimet në Bosfor.

“Turkish Airlines” njëra nga avio kompanitë më të mëdha në botë, është dashur të anulojë më shumë se 300 fluturime për të martën dhe të mërkurën.

Siç transmeton Reuters në Stamboll ka rënë borë deri ën 60 centimetra dhe njerëzit duhet të ecin këmbë pasi që trafiku lokal është ndalur.

 

Së paku 13 anije presin në Bosfor sepse nuk ka mundësi që ato të kalojnë nga njëra anë në tjetrën.

SHKARKO APP