Bora zbardh Lezhën, moti përmirësohet pasdite

Ulja e temperaturave ka sjellje reshje dëbore edhe në Lezhë. Reshjet kanë nisur mëngjesin e sotëm duke zbardhur qytetin, një gjë e pazakontë kjo duke ju referuar edhe periudhës që jemi.

Reshje bore janë regjistruar dhe në Kukës, Dibër e Korçë, të cilat kanë nisur prej ditës së djeshme.

Paraprakisht nuk raportohet për vështirësi në qarkullim.

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites vendi jonë do të paraqitet me vranësira të dendura, por në zonat malore dhe pjesërisht atë të ulët do ketë reshje dëbore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshëm të motit në të gjithë vendin, duke bërë që moti të ketë herë pas here me alternime kthjellimesh.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale më e ndjeshme rënia do jetë në veri-verilindje të vendit duke luhatur vlerat ditore nga -4°C mëngjesi deri në 12°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

SHKARKO APP